Dy burrat e Kosovës, njëri me nofkën ballisti!

Futboll

Dy burrat e Kosovës, njëri me nofkën ballisti!

Nga: Kemajl Goca Më: 2 janar 2022 Në ora: 13:24
Ejup Maxhera e Sejdi Mërkoja

Dy burrat e sportit të Kosovës, Sejdi Mërkoja e Ejup Maxhera, vitin që e lamë pas botuan monografinë domethënëse “Mëvetësimi i Sportit Kosovar 1991-1999 rast i veçantë në botë”. 

Mërkoja dhe Maxhera, këtë monografi e vlerësuan si të shenjtë, e cila do t’ju shërben brezave të ardhshëm.

Mërkoja një emër i njohur i botës së futbollit, në vitin 1991-1994 ka qenë sekretar i parë i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës. 

Ai njihet me nofkën Ballisti, një burrë që sa ishte sekretar i përgjithshëm në kohën e okupimit, komunikonte me UEFA-në përmes telefaksit të famshëm.

Ejup Maxhera, i gjithanshmi, i papërtueshmi dhe një kohë të gjatë ka qenë kryetar i Federatës Bjeshkatare Alpiniste e Kosovës.

Dy burra që sot jetojnë një jetë të qetë, më nuk u mbetet asgjë merak pas botimit të monografisë! Dëshira e tyre është që të shohin sportin në mënyrën më të mirë e me suksese në rrafshin ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat