Rrezikohet ndeshja

Futboll

Rrezikohet ndeshja

Më: 2 janar 2022 Në ora: 14:37
Rrezikohet ndeshja

Një numër i konsiderueshëm i lojtarëve të Juventusit dhe Napolit do të mungojnë në ndeshjen e radhës mes këtyre dy skuadrave në Serie A, për shkak të rasteve me Covid-19.

Sezonin e kaluar, respektivisht më 4 tetor të vitit 2020, ndeshja mes Juventusit dhe Napolit ishte pezulluar pasi autoritetet lokale të shëndetësisë së Napolit refuzuan që të lejojnë skuadrën që të udhëtojë drejt Torinos.

Tani, spekulohet se ndeshja e së enjtes mund të pezullohet, për arsye se të dy skuadrat kanë raste pozitive me Covid-19.

Në kampion e Juventusit tre lojtarë të ekipit të parë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, ku i fundit prej tyre është veterani Giorgio Chiellini, kurse dyshja tjetër është Arthur dhe Carlo Pinsoglio.

Ndërkaq, edhe te Napoli tre lojtarë kanë rezultuar pozitivë dhe dy të tjerë janë në vet-izolim për shkak se besohet se mund të jenë infektuar.

Lojtarët në fjalë që janë pozitivë me Covid-19 te napolitanët janë Victor Osimhen, Eljif Elmas dhe Hirving Lozano, kurse të dyshuarit të cilët kanë pasur kontakte me persona me Covid-19 janë Kevin Malcuit dhe Andrea Petagna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat