Interi rrit ofertën

Futboll

Interi rrit ofertën

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:07
Interi rrit ofertën

Tek Interi pritet një muaj shumë aktiv dhe pavarësisht merkatos në hyrje dhe në dalje, një tjetër temë është prioritet: rinovimi i Marselo Brozoviçit.

Kontrata e tij skadon në qershor dhe ndërsa kemi hyrë në 6 muajt e fundit të marrëveshjes së tij me zikaltrit, mesfushori ka të drejtën legjitime që të gjejë akordin me cilindo klub që dëshiron, për t’u transferuar në verë me parametër zero.

Tek Interi këtë e dinë shumë mirë dhe nguti për të firmosur zgjatjen e kontratës është i madh. Koha po vrapon në disfavorin e klubit dhe duke ditur këtë Marota ka planifikuar një propozim 4-vjeçar me një shifër që arrin deri në 6.5 milionë euro, numra këta që do ta bënin Brozovçin më të paguar edhe se Lautaro Martinezi, i cilësuar si lideri i skuadrës.

Pretendimet e mëparshme për 8 milionë euro nga ana e lojtarit tashmë kanë zbritur në 7 të tilla dhe klubi duke futur në lojë edhe bonuset, kërkon ta kënaqë yllin e mesfushës së tyre.

Në një telefonatë me Ivan Brozoviçin, babainagjent të mesfushorit, është përcaktuar takimi i radhës mes palëve që do të zhvillohet gjatë javës së ardhshme dhe pritet të jetë vendimtari për të ardhmen e futbollistit.

Nga të dyja palët filtron optimizëm dhe duket se vullnetin e kroatit për të qëndruar në Milano drejtuesit e Interit do ta shfrytëzojnë sa më shpejt të jetë e mundur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat