Shqiptari i Kosovës largohet nga Irlanda, vazhdon në Itali

Futboll

Shqiptari i Kosovës largohet nga Irlanda, vazhdon në Itali

Nga: K. Goca Më: 5 janar 2022 Në ora: 17:08
Kosovar Sadiki, djathtas

Mbrojtësi nga Kosova, Kosovar Sadiki, i bashkohet skuadrës italiane, Virtus Entella. 

Futbollisti së fundi ka luajtur për ekipin e Irlandës, Finn Harps.

Ai është 23 vjeç dhe 1.95 metra i gjatë.

“Virtus Entella, skuadër që luan në Serie C, ka nënshkruar me mbrojtësin kosovar Sadiki. 

Sadiki ka nënshkruar kontratë shumëvjeçare. I rritur në akademinë e të rinjve të Stoke City, lojtari 23-vjeçar me nënshtetësi kanadeze dhe e ka zhvilluar karrierën e tij profesionale në Ishuj.

Eksperienca e tij në Finn Harps në Ligën e Irlandës, ku bëri 46 paraqitje, 1 gol dhe 4 asistime”, shkruan në faqen e “primaillevante”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat