Ramadani: Në pjesën e dytë humbëm përqendrimin

Futboll

Ramadani: Në pjesën e dytë humbëm përqendrimin

Më: 16 janar 2022 Në ora: 16:13
Ramadani: Në pjesën e dytë humbëm përqendrimin

Trajneri Zekirija Ramadani ka folur në emisionin Gol Pas Goli në Supersport pas ndeshjes së humbur 0-3, ndaj Partizanit. Tekniku i rrogozhinasve ka theksuar se skuadra u paraqit mirë në pjesën e parë, por më pas humbi përqëndrimin, ndërsa thekson se lojtarët e ardhur në merkato janë më të mirë se të larguarit.

“Patëm dy fytyra, në pjesën e parë kishim iniciativë dhe kishte momente ku ishim më mirë. Nuk i lejuam raste, por pjesa e dytë filloi ndryshe dhe duhej të ishim më të përqëndruar. Mendoj se është një problem psikologjik dhe duhet ta zgjidhim se nuk kemi problem taktike apo fizike”.

Dëmtimi i Eller apo Telushit ndikoi? “Nga fillimi i këtij edicioni sot Egnatia ka pasur më pak mungesa se çdo herë tjetër, Eller më pas u dëmtua në gju. Nuk jemi ekip i madh dhe kemi një kontigjent të mirë”.

Synimet në merkato? “Po mundohemi të gjejmë një apo dy përforcime. Jemi në pritje të këtyre përforcimeve dhe me dy lojtarë të tjerë mund ta mbyllim merkaton. Këto që kanë ardhur bëjnë diferencën nga ato që janë larguar. Prirjet e reja kanë rritur konkurrencën.

Mendoj se futbollistët e larguar nuk na kanë prishur punë dhe të rinjtë duhen të ndihmojnë ekipin për të arritur objektivin”, u shpreh Ramadani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat