Situata kaotike

Futboll

Situata kaotike

Më: 21 janar 2022 Në ora: 20:47
Situata kaotike

Një tjetër rast problematik është regjistruar në botën e futbollit. Futbollisti i Napolit, Adam Ounas, ka rezultuar me probleme në zemër.

Në fakt futbollisti alegjerian ishte infektuar me Koronavirus. Por, pas kontrolleve rutinë, janë vënë re disa anomali të zemrës, që tashmë po kontrollohen në mënyrë specifike.

“Kemi vendosur që deri tani të mbanin sekret gjendjen e Ounas. Ishte pozitiv me COVID dhe pas kontrolleve rutinë, u zbuluan probleme në zemër. Prandaj tashmë duhet të bëjë disa kontrolle të specializuara.

Nëse do tregonim, nuk do ta shikonim më lojtarin. Aubamejang dhe Lemina u larguan nga turneu për këtë arsye, nuk mund të tregonim”, ka thënë trajneri i Algjerisë, Djamel Belmadi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat