Po i beson ushtrimeve dhe ushqimit të saktë

Futboll

Po i beson ushtrimeve dhe ushqimit të saktë

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:18
Po i beson ushtrimeve dhe ushqimit të saktë

Po rikuperon nga dëmtimi dhe për ta bërë po i beson ushtrimeve dhe ushqimit të saktë, të paktën në teori. themi në teori sepse Reece James, futbollisti i Chelsea-t, nuk duket i të njëjtit mendim. Ta paktën duke gjykuar nga një vakt i fundit me të vërtetë i veçantë.

Në rrjetet sociale, në fakt,  shoku i tij i skuadrës Ben Chilwell e ka kapur në një storie të shkurtër në Instagram në të cilën duket qartë pjata e  anglezit.

Mbrojtësi i Blues, në fakt, po përgatitet të shijojë një pjatë me makarona me pesto,   pulë të skuqur, majonezë, ananas dhe perime. Të gjitha bashkë.

Një pjatë që ka “frikësuar” kolegun e tij te Chelsea , i cili e ka shoqëruar videon me mesazhin: “Çfarë po më shikojnë sytë vëlla”, ka shkruar ai.

Tani pritet vetëm që Reece të kthehet në fushë për të kuptuar nëse, pavarësisht këtij vakti të veçantë, ka rikuperuar në mënyrën më të mirë dhe nëse do të jetë kthyer në nivelet e mëparshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat