Barcelona me plan B

Futboll

Barcelona me plan B

Më: 9 mars 2022 Në ora: 14:40
Barcelona me plan B

Sipas asaj që raporton “Sport”, Barcelona po kërkon me këmbëngulje një sulmues të ri, duke filluar nga sezoni 2022-2023. Në krye të listës së dëshirave mbetet Erling Haaland, një bomber i ri, pjesë e Borussia Dortmund.

Norvegjezi ka qenë entuziast për projektin Blaugrana, por disa burime pranë lojtarit raportojnë se Manchester City i Guardiolës mund të ketë përparësi në garën për yllin verdhezi. Pra, skuadra e Xavit duhet të mendojë ide të reja për sulmin, në rast se marrëveshja me norvegjezin shkon keq.

Mes emrave të ndryshëm që qarkullojnë, si Lewandowski dhe Isak, është edhe Lautaro Martinez.

Blaugranët tashmë kishin tentuar ta blinin argjentinasin në disa raste, por nevojat ekonomike të Interit e bënë të pamundur marrëveshjen.

Sipas gazetës spanjolle, Barça mund të rifillojë kontaktet me futbollistin argjentinas.

Pavarësisht se kaloi një periudhë të gjatë “agjërimi” nga goli së fundi, shifrat e tij janë ende të mira. “Toro” duket se është rikuperuar, pas “hat-trick” ndaj Salernitana në Serie A dhe golit spektakolar në “Anfield”, në fitoren 1-0 të të tijve ndaj Liverpool-it.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat