Napoli është pafat

Futboll

Napoli është pafat

Më: 15 mars 2022 Në ora: 17:58
Petanga

Napoli është pa fat sa i takon dëmtimeve.

Këtë herë sulmuesi Andrea Petanga është ai që ka shqetësuar stafin e skuadrës.
Në ndeshjen që napolitanët zhvilluan kundër Veronës, sulmuesi doli nga fusha e lojës i dëmtuar, ndërsa vetëm sot iu është nënshtruar edhe analizave dhe ka mësuar edhe shkallën e dëmtimit.

Pas analizave të bëra është mësuar se dëmtimi i sulmuesit është i gardës së dytë në muskulin e kofshës së djathtë. Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Napoli bëri gjithashtu të ditur se lojtari tashmë ka nisur procesin e rehabilitimit, ndërsa koha e rikuperimit do të vlerësohet në ditët në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat