Reali me disa probleme

Futboll

Reali me disa probleme

Më: 16 mars 2022 Në ora: 11:12
Reali me disa probleme

Te Reali vazhdojnë të jenë të shqetësuar për gjendjen e kapitenit Karim Benzema, i cili la fushën e lojës i dëmtuar pas suksesit 0-3 të dielën në Majorka.

Trajneri Ançeloti u mundua të qetësonte tifozët e Realit, duke bërë me dije se Benzema nuk ka ndonjë problem serioz. Por në fakt situata nuk është dhe aq rozë sa duket.

Gazeta spanjolle “Marca” ka bërë me dije se si kapiteni ashtu dhe mbrojtësi i majtë Ferland Mendi do ta kenë të vështirë të riaftësohen në kohë për takimin e së dielës kundër Barcelonës.

Benzema është shfaqur të martën në qendrën stërvitore të Realit ku është takuar me fizioterapistin e klubit, si dhe me përgatitësit atletikë.

Kapiteni ka shfaqur dëshirën e tij për të qenë në fushë, por sipas gazetës “Marca” sinjalet e para nuk janë dhe aq pozitive.

Megjithatë, dita e sotme do të jetë vendimtare për të kuptuar gjendjen e sulmuesit francez, teksa ai do t’i nënshtrohet rezonancës magnetike. Mungesa e Benzemasë do të ishte një humbje e madhe për Realin, duke parë formën e tij, por dhe peshën që mban në ekipin e Ançelotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat