Bale shënues i dyfishtë, Uellsi rrëzon Austrinë

Futboll

Bale shënues i dyfishtë, Uellsi rrëzon Austrinë

Nga: K. Goca Më: 24 mars 2022 Në ora: 22:39
Bale shënues i dyfishtë, Uellsi rrëzon Austrinë

Futbollisti Gareth Bale është hero i fitores dhe kualifikimit më teh të Kombëtares së Uellsit.

Uelsli ka shënuar fitore me rezultat 2:1 ndaj Austrisë, në ndeshjen kualifikuese të gjysmëfinales së play-off-it për Kampionatin Botëror – Katar 2022. 

Bale – shënues i dyfishtë, në ndeshjen që u zhvillua në Cardiff.

Në minutën e 25-të, Bale nga gjuajtja e lirë rreth 20 metra, goditi me mjeshtri duke shënuar eurogol në këndin e epërm të majtë, 1:0. 

Bale dyfishon epërsinë në minutën e 51-të. Davies në minutën e 65-të shënon autogol (2:1). 

Uellsi kualifikohet në finale të play-off-it, ku do të kërkojë biletën për në kampionatin Botëror.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat