Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

Futboll

Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

Më: 27 mars 2022 Në ora: 12:40
Prishtina triumfon ndaj Vëllaznimit

FC Prishtina ka shënuar fitore në ndeshjen miqësore të zhvilluar ndaj Vëllaznimit në Stadiumin e Qytetit në Gjakovë me rezultat 4:2.

Golat për Prishtinën në këtë takim u shënuan nga Bleart Tolaj, Josip Tomasheviq, Albin Prapashtica dhe Drilon Cenaj. Për Vëllaznimin të dyja golat i realizoi Lekë Vula nga penalltitë.

Kjo ndeshje i ka shërbyer trajnerit të Prishtinës, Abdullah Ibrakoviç, për ta parë formën e futbollistëve, të cilët janë paraqitur më pak në ndeshjet e Superligës dhe Kupës së Kosovës.

Për dallim nga Prishtina, skuadra tjetër me renome në futbollin e Kosovës, Vëllaznimi garon në Ligën e Parë të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat