Vula optimist për Vëllaznimin: Shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit

Futboll

Vula optimist për Vëllaznimin: Shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 15:20
Vula optimist për Vëllaznimin: Shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit

Vëllaznimi i Gjakovës është prej skuadrave që pretendon vendin e dytë, e cila e shpie në garat e barazhit në luftë për t’u rikthyer në elitën e futbollit të Kosovës.

Skuadra me renome tani për tani renditet në vend të gjashtë me 25 pikë dhe ka 4 me pak se Liria në pozitën e dytë.

Futbollisti gjakovar, Lek Vula, është optimist se Vëllaznimi mund t’ia arrijë qëllimit. 

“Synim është për barazh! Shpresojmë se do t’ia arrijmë qëllimit me angazhim maksimal nga ana jonë.

Shpresojmë të na përcjell edhe fati gjithashtu”, thotë Vula për gazetën kombëtare “Bota sot”.

Skuadra gjakovare për 19 javë në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, ka 6 fitore, 7 barazime e 6 humbje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat