Milaim Rama: Zvicër - Kosovë, emocionet do të janë të papërshkrueshme

Futboll

Milaim Rama: Zvicër - Kosovë, emocionet do të janë të papërshkrueshme

Nga: Kemajl Goca Më: 27 mars 2022 Në ora: 21:41
Milaim Rama: Zvicër - Kosovë, emocionet do të janë të papërshkrueshme

Me padurim pritet përballja miqësore mes Zvicrës dhe Kosovës, e cila do të zhvillohet me 29 mars (18.00) në stadiumin “Letzigrund” në Zurich.

Zvicra me tre shqiptarë ndaj Kosovës. Kapiteni Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri dhe Andi Zeqiri, do të paraqiten për Zvicrën, për të cilët do të jetë një përballje emocionale, ndaj vendlindjes së tyre.

Ish futbollisti i mirënjohur, Milaim Rama, ish reprezentues i Zvicrës, padyshim se e sheh si ndeshje me emocione të mëdha. 

Ai mendon se do të luhet një lojë e bukur për shikuesit, por sipas tij do të jetë një test i mirë si për Zvicrën po ashtu edhe për Kosovën. 

“Është ndeshja e parë që këto dy përfaqësuese ndeshen ndërmjet vete, është një lojë miqësore ku përfaqësuesja zvicerane po përgatitet për Kampionatin Botëror -  Katar 2022, ndërsa për përfaqësuesen e Kosovës mbas asaj fitore kundër Burkina Fasos, këtë të martë është një test i mirë.

Sigurisht do të jetë një lojë shumë e vështirë, ndërsa Zvicra pas asaj disfate kundër Anglisë do të dëshiron që këtë test në shtëpi ta fitoj dhe ta rrit vetëbesimin për Kampionatin Botëror që po vjen Katar 2022.

Sigurisht që emocionet do të janë të papërshkrueshme sidomos për futbollistët shqiptarë që do të paraqiten në fanellën helvetike, po ashtu do të jetë prezenca e shumë tifozëve shqiptarë nga të gjitha trojet tona.

Uroj që kjo ndeshje të shkoj qysh është më së miri dhe në fund tifozët le të jenë të kënaqur me lojën dhe rezultatin!”, thotë Rama për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Në miqësoren e fundit, Zvicra mposhtet me rezultat 2:1 nga Anglia në “Wembley” të Londrës, ndërsa Kosova në “Fadil Vokrri” e deklasoi me 5:0 Burkina Fason.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat