Ozil në bisedime me klubin e njohur

Futboll

Ozil në bisedime me klubin e njohur

Më: 9 prill 2022 Në ora: 11:24
Ozil në bisedime me klubin e njohur

Mesut Ozil pritet të largohet nga Fenerbahce gjatë afatit kalimtar të verës, pasi klubi turk javë më parë vendosi për përjashtimin e tij.

Sipas “AS”, ish-reprezentuesi i Gjermanisë mund ta vazhdojë karrierën në MLS.

Ozil raportohet se ka nisur bisedimet me Inter Miamin, klubin e David Beckhamit.

33-vjeçari thuhet se ka ëndërruar të luajë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Së fundi është raportuar gjithashtu se Fenerbahce ka nisur procedurat për shkëputjen e kontratës me ish-mesfushorin e Real Madridit e Arsenalit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat