​Ademi urohet edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Mandati i dytë është shpërblim arritjet tuaja

Futboll

​Ademi urohet edhe nga presidenti i Federatës së Futbollit të Francës: Mandati i dytë është shpërblim arritjet tuaja

Më: 25 prill 2022 Në ora: 11:19
Agim Ademi

Presidenti i rizgjedhur i Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi po vazhdon të pranojë urime nga drejtuesit e federatave të ndryshme në botë.

Së fundit ai ka pranuar një letër urimi edhe nga i pari i Federatës së Futbollit në Francë, Noël Le Graet i cili në urimin e tij ndër të tjera ka thënë se mandati i dytë i fituar nga Agim Ademi është një shpërblim për arritjet e tij në mandatin e parë.

Tutje, Noël shton se ai është i bindur se Ademi do të vazhdojë ta rrisë nivelin e futbollit kosovar dhe se mezi pret të vendos bashkëpunim me FFK-në për zhvillimin dhe realizimin e shumë projekteve për futbollin.

Kjo është letra e tij:

Në emër të Federatës Franceze të Futbollit, dëshiroj të shpreh urimet e mia të sinqerta për rizgjedhjen tuaj në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Ky mandat i dytë është një shpërblim për të gjitha arritjet tuaja, nga përfshirja juaj për të zhvilluar futbollin e femrave deri te reformat që keni bërë për të rritur cilësinë e garave dhe për të përmirësuar infrastrukturën e futbollit të Kosovës.

Federata Franceze e Futbollit dhe unë nuk kemi asnjë dyshim se do të vazhdoni ta sillni futbollin kosovar në nivelin më të lartë, duke krijuar një futboll të kthyer drejt së ardhmes. Përkushtimi, ambicia dhe vullneti juaj kanë qenë, janë dhe do të jenë sërish një aset i madh për zhvillimin të futbollit në Kosovë.

Federatat tona ndajnë vlera dhe synime të ngjashme – të tilla si promovimi i futbollit të femrave – rreth të cilave do të kemi mundësinë të mblidhemi në ngjarjet sportive dhe vitet në vijim.

Në këtë mënyrë ju siguroj mbështetjen time në arritjen e sfidave tuaja të ardhshme dhe urimet më të mira për përfundimin e sezonit.

Mezi pres të vendosim bashkëpunime domethënëse midis vendeve dhe federatave tona për të mirën e futbollit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat