Klopp na e ka bërë më të lehtë...

Futboll

Klopp na e ka bërë më të lehtë...

Më: 28 prill 2022 Në ora: 12:12
Klopp na e ka bërë më të lehtë...

Sadio Mane ka zbuluar se kapiteni i Liverpulit, Xhordan Henderson, e ka bindur trajnerin Jyrgen Klop që të ndryshojë planin stërvitor këtë muaj si formë ndihme për lojtarët që mbajnë Ramazan.

Muaji i nëntë i kalendarit islamik kur agjërojnë myslimanët në të gjithë botën nga 2 prilli deri të hënën e 2 majit, është mbajtur edhe prej lojtarëve që aktivizohen në Premier Ligë.

Përpara ndeshjeve të mbrëmjes, kapitenët e skuadrave mund të kërkojnë një pushim në çdo moment të përshtatshëm të ndeshjes për të prishur agjërimin e tyre pas perëndimit të diellit. Senegalezi Mane është njëri prej tyre bashkë me Salahun, Konatenë dhe Keitanë.

“Nuk është e lehtë, sepse të luash dhe stërvitesh por të mbash edhe Ramazan nuk është aspak e lehtë”, tha sulmuesi për “beIN Sports”.

“Por përpara Ramazanit ne u përpoqëm të flisnim me kapitenin që t’i thoshte trajnerit ndoshta të ndryshonte disi planin e stërvitjes në mëngjes. Është më e lehtë për ne.

Nëse stërvitesh në mëngjes, më pas ke kohë të pushosh dhe shkosh në shtëpi. Nëse stërvitesh rreth orës 2-3 do të ishte e vështirë. Trajneri tha ‘po’ dhe mendoj se kjo na ndihmon dhe ne po përpiqemi të bëjmë më të mirën”. I pyetur se si po e menaxhojnë agjërimin, Mane shtoi:

“Nuk është e lehtë, por si gjithnjë dita e ndeshjes është tjetër gjë. Me Ramazanin është e vështirë, por Liverpuli po përpiqet të na e bëjë gjithçka më të lehtë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat