Asllani është kthyer padyshim në një nga emrat më interesant të Serie A

Futboll

Asllani është kthyer padyshim në një nga emrat më interesant të Serie A

Më: 8 maj 2022 Në ora: 21:53
Asllani është kthyer padyshim në një nga emrat më interesant të Serie A

Kristjan Asllani është kthyer padyshim në një nga emrat më interesant të Serisë A ku që në edicionin e tij të parë ku po luan rregullisht, mesfushori ka tërhequr vëmendjen e skuadrave kryesore. Një prej tyre është edhe Interi, ekip ndaj të cilit Kristjan Asllani shënoi golin e tij të parë në Serinë A.

Empoli ishte në avantazh të dy golave ndaj zikaltërve, ndërsa më pas u mund 4-2. Një paraqitje të cilën Asllani e ka komentuar nëpërmjet një prononcimi në faqen e klubit.

“Kemi bërë një gjysmë orë sipas meje të pabesueshme por pastaj doli në pah skuadra më e fortë e kampionatit. Mëkat, ne dhamë maksimumin duke ardhur këtu dhe duke shprehur formën tonë. E nisëm lojën nga mbrapa dhe kemi luajtur me topin në tokë, edhe pse në fund episodet u dhanë të drejtë atyre. Por gjithsesi nuk kishim frikë nga Interi, ashtu siç na kërkon gjithmonë trajneri Andreacoli.

Goli i parë në Serinë A? Jam i lumtur, luaj prej 13 vitesh me këtë fanellë. Të mbërrij në Serinë A, të gjej golin e parë, të mbijetojmë… Jam i lumtur, ky grup më ka pritur shumë mirë.

Në dy ndeshjet e mbetura do të mundohemi të fitojmë për të mbyllur sa më mirë kampionatin. Edhe pse kemi shpëtuar, duhet të vazhdojmë të imponojmë idenë tonë të futbollit”, tha Asllani në prononcimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat