Gjermani tallet me statujën e Agueros

Futboll

Gjermani tallet me statujën e Agueros

Më: 14 maj 2022 Në ora: 11:48
Gjermani tallet me statujën e Agueros

Toni Kroos është tallur me statujën e Sergio Agueros të vendosur nga Manchester City në “Etihad” në nder të argjentinasit, që padyshim cilësohet si legjendë te “Qytetarët”, pasi fansat në rrjetet sociale vunë në dukje ngjashmërinë e statujës me mesfushorin e Real Madrid.

Statuja e Augueros u zbulua të premten, në ditën që përkonte me 10-vjetorin e golit të famshëm të sulmuesit, që vulosi titullin e Premier League të sezonit 2011-2012.

Megjithatë së fundmi përdoruesit e rrjeteve sociale kanë vënë re një ngjashmëri të madhe të statujës me Kroos.

Gjermani ka shpërndarë postimin në Twitter” të gazetarit të njohur sportive të BBC, Simon Stone i cili publikoi foton e statujës dhe tha: “Aguero është këtu”, duke thënë: “E sigurt?” dhe në të njëjtën kohë duke konfirmuar se ai është në një mendim me fansat, sa i përket ngjashmërisë së statujës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat