Tottenhami e bën zyrtare transferimin e Perisicit

Futboll

Tottenhami e bën zyrtare transferimin e Perisicit

Më: 31 maj 2022 Në ora: 16:57
Ivan Perisic

Tanimë ka përfunduar gjithçka mes Interit dhe Ivan Perisicit, ku ky i fundit ka pranuar t’i bashkohet klubit londinez Tottenham Hotspur.

Këtë gjë e ka konfirmuar tani vetë Tottenhami, i cili në faqen zyrtare ka publikuar momentin e nënshkrimit të kontratës nga Perisic.

Ishte trajneri Antonio Conte ai i cili e dëshironte me çdo kusht transferimin e Perisicit, ku edhe e kishte si prioritet nënshkrimin e kroatit.

Perisic tani i bashkohet Tottenhamit, ku do të ribashkohet me trajnerin Conte, pasi që të dy ishin pjesë e Interit, kur ky i fundit e fitoi vitin e kaluar titullin e Serie A.

Në 254 paraqitje në të gjitha garat për Interin, Ivan Perisic ka arritur të regjistrojë 55 gola dhe 49 asistime mbi emrin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat