Mesfushori i jep lamtumirën Vllaznisë

Futboll

Mesfushori i jep lamtumirën Vllaznisë

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 11:43
Mesfushori i jep lamtumirën Vllaznisë

Ardit Krymi nuk do të jetë pjesë e Vllaznisë sezonin e ardhshëm me mesfushorin që do të kërkojë një aventurë jashtë vendit teksa pritet të zyrtarizohet marrëveshja me klubin bjellorus të Shakther Soligorsk.

Ndërkohë, 26-vjeçari nuk mund të largohej nga qyteti i lindjes pa një përshëndetje në drejtim të klubit të zemrës, tifozëve dhe gjithë bashkëpunëtorëve te Vllaznia ndërsa shpreson që një ditë të rikthehet e të veshë sërish fanellën e kuqebluve.

Reagimi i Krymit në rrjetet sociale:

Të dashur tifozë dhe dashamirës të sportit shkodran,

E ndjej për detyrë t’ju informoj për largimin tim nga Shkodra nga ekipi zemrës Vllaznia 

Dua të falenderoj presidentin Alban Xhaferi gjithë stafin drejtues të ekipit gjithashtu dhe trajnerët e mrekullueshëm me te cilët unë kam punuar dhe jam stërvitur çdo ditë me to duke mos harruar dhe tifozët e jashtëzakonshëm që Vllaznia ka dhe do të ketë gjithmonë të cilët na kanë mbështetur në çdo cep të Shqipërisë dhe në çdo vështirësi që kemi kaluar dhe kurrë nuk na kanë braktisur…

Një falenderim shumë i madh shkon për të gjithë lojtarët me të cilët unë kam jetuar çdo moment si në raste gëzimi ashtu dhe në trishtimi. Po ashtu nuk dua të përjashtoj dhe punëtorët e logjistikës të cilët na kane ndenjur gati në çdo moment…

Besoj se në këto 2 vitet e fundit Vllaznia ka bërë hapa pozitiv duke fituar Kupën e Shqipërisë 2 herë rresht dhe shpresoj shumë që këtë vit të shpallet fituese e kampionatit. Largohem nga Shkodra krenar për kontributin që kam dhënë për këtë qytet dhe shpresoj që një ditë të kthehem prapë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat