Evra: Është absurde

Futboll

Evra: Është absurde

Më: 5 qershor 2022 Në ora: 13:04
Evra: Është absurde

Cristiano Ronaldo nuk ka kaluar një sezon shumë pozitiv te Manchester United dhe kritikat për të nuk kanë munguar, pavarësisht se ka qenë golashënuesi më i mirë i skuadrës dhe është zgjedhur si lojtari i viti nga tifozët e Djajve të Kuq.

Në mbrojtje të portugezit ka dalë Patrice Evera, i cili ka kërkuar që CR7 të lihet i qetë dhe i ka përkufizuar si absurde kritikat që i janë bërë se nuk e ka kthyer United në Champions.

“A mund ta lëmë të qetë? Ka shënuar 18 gola, ku do të kishte qenë United pa atë në ekip? Ata që flasin keq për të mendoj se nuk janë në paqe me veten ose janë xhelozë”, ka thënë ish-mbrojtësi i United.

“Është absurde, nuk dua as t’u përgjigjem më pyetjeve që më bëjnë, sepse e kam bërë shumë herë. Ju them një gjë: vendoseni Cristiano Ronaldo-n në ekipin e Manchester City-t, Liverpol-it ose Chelsea-t dhe ai do të shkëlqejë.

“Por mund të vini edhe një prej futbollistëve më të mirë, për shembull Salah, te Manchester United dhe do të ketë vështirësi, si çdo futbollist tjetër”, ka thënë Evra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat