Lewa e do veç Barçën

Futboll

Lewa e do veç Barçën

Më: 7 qershor 2022 Në ora: 11:04
Lewa e do veç Barçën

Lewa e do veç Barçën: Nuk i shqyrtoj ofertat tjera, tashmë flas pak edhe spanjisht

Robert Lewandowski nuk po mendon asgjë tjetër përpos Barcelonës.

Sulmuesi i Bayern Munichut e ka dhënë një intervistë për mediumin polak “Onet”, përmes së cilit e ka shfaqur edhe një herë vendosmërinë e tij për t’u transferuar në “Camp Nou”.

“Radha e klubeve të interesuara për mua nuk është e gjatë. Flitet shumë për një klub specifik, pasi nuk jam duke i vlerësuar ofertat tjera”, deklaroi fillimisht ish-futbollisti i Borussia Dortmundit.

Ai madje e ka zbuluar edhe një detaj tjetër, i cili e afron edhe më shumë me La Ligan.

Unë tashmë e kam një shtëpi në Spanjë dhe flas paksa edhe spanjisht”, vazhdoi Lewa.

Bayern Munichu po mundohet ta bind 33 vjeçarin të qëndrojë edhe një vit në “Allianz Arena”.

Por, përfaqësuesi polak është i vendosur për t’u larguar nga Gjermania, edhe pse ka kontratë me gjigantin bavarez deri më 30 qershor të vitit 2023.

Madje, drejtuesve të klubit nuk iu ka pëlqyer aspak qasja e veteranit të sulmit, pasi kanë kërkuar më shumë respekt për klubin nga ana e tij.

E Lewandowski nuk e sheh veten duke luajtur më në Bayern pasi thotë se ka nevojë për një eksperiencë të re dhe dëshiron ta realizojë ëndrrën e tij – të luajë në Barcelonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat