Blatter shtyu dëshminë

Futboll

Blatter shtyu dëshminë

Më: 8 qershor 2022 Në ora: 16:48
Blatter shtyu dëshminë

Dikur ishin njerëzit më të fuqishëm të futbollit botëror, sot janë në gjyq të akuzuar për mashtrim. Bëhet fjalë për Sepp Blater dhe Michel Platini. Por ish-kreu i FIFA-s tha në një seancë gjyqësore në Zvicër se ai nuk është në gjendje të dëshmojë për shkak të dhimbjeve në gjoks.

“Dhimbja do të kthehet dhe unë kam vështirësi në frymëmarrje”, – pëshpëriti 86-vjeçari të mërkurën.

Gjyqtarët në Gjykatën Penale Federale në Bellinzona i dhanë mundësi Blatterit ta jepte dëshminë e tij këtë të enjte.

Prokurorët zviceranë pretendojnë se një pagesë e vitit 2011 prej 2 milionë frangash zvicerane (1.6 milionë stërlina) e bërë nga Blatter ndaj francezit Platini, ish-president i organit qeverisës të futbollit evropian, UEFA, ishte e paligjshme.

Të dy mohojnë shkeljen e ligjit dhe thonë se transferimi ishte pagesë e vonuar ndaj ish-kapitenit të Francës, Platini, 66 vjeç, për punën e tij si këshilltar i FIFA-s midis viteve 1998 dhe 2002.

Dyshja u përjashtua nga futbolli në vitin 2015 dhe u paditën në nëntor të vitit të kaluar.

Gjyqi do të përfundojë më 22 qershor, ndërsa vendimi do të jepet më 8 korrik. Nëse shpallen fajtorë, të pandehurit mund të dënohen me burgim deri në pesë vjet ose thjesht me gjobë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat