Futbollistët e famshëm që ishin të lidhur me modelet e faqes për të rritur

Futboll

Futbollistët e famshëm që ishin të lidhur me modelet e faqes për të rritur

Më: 9 qershor 2022 Në ora: 11:25
Futbollistët e famshëm që ishin të lidhur me modelet e faqes për të rritur

Vitet e fundit është bërë gjithnjë e më popullore për modelet që të hapin llogari në faqen për të rritur, “OnlyFans” për të rritur fitimet e tyre.

Madje ka edhe një numër futbollistësh të profilit të lartë që kanë dalë në të kaluarën me yje të “OnlyFans”.

“Daily Star” shkruan se në këtë listë përfshihen ish-lojtari i Liverpool-it, Jermaine Pennant dhe legjenda e Manchester United, Teddy Sheringham, të cilët të dy kanë ish-partnerë që kanë llogari në faqen për të rritur.

Më poshtë është një përmbledhje e disa prej futbollistëve të famshëm që janë takuar me modelet e “OnlyFans” në të kaluarën, mes tyre edhe dy yje aktualë të Manchester City.

Futbollisti i Cityt, Riyad Mahrez ishte i martuar me Rita Johal për katër vjet midis 2015 dhe 2019. Ata kanë dhe dy fëmijë së bashku.

Dy vjet pas ndarjes së tyre, “The Sun” raportoi se Johal ishte bashkuar me “OnlyFans” në shkurt 2021 pasi pretendoi se ajo ishte "gjobitur për të qenë shumë e nxehtë" pasi kishte thyer rregullat e bllokimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat