“Dardanët” dalin me njoftim lidhur me udhëtimin për në Greqi

Futboll

“Dardanët” dalin me njoftim lidhur me udhëtimin për në Greqi

Më: 10 qershor 2022 Në ora: 12:44
“Dardanët” dalin me njoftim lidhur me udhëtimin për në Greqi

Pasi arritën fitore të madhe mbrëmë, Kosova do të përballet me një ndeshje edhe më të rëndësishme të dielën.

“Dardanët” do të përballen me Greqinë në udhëtim, në një ndeshje që nevojitet patjetër fitorja.

E në Volos të Greqisë, Kosova do ta ketë edhe përkrahjen e tifozerisë “Dardanët”, të cilët do të marrin rrugë të dielën në mëngjes.

Përmes një njoftimi, tifogrupi ftoi të gjithë ata që kanë viza që t’iu bashkangjiten.

“Të dielën në mëngjes do të udhëtojmë për në Volos(greqi) në mënyr të organizuar.

Ju ftojmë të gjithëve që keni viza të na bashkangjiteni. Për të siguruar bilete për ndeshje ju duhet që sot deri në ora 17:00 të rezervoni biletën”, thuhej në njoftimin e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat