Paris Saint-Germain raportohet së nuk ka hequr dorë nga transferimi i mundshëm i anësorit të Barcelonës, Ousmane Dembele gjatë kësaj verë.
Francezi sipas medieve të huaja, gjatë kësaj verë, do të largohet nga ‘Camp Nou’.
Kontrata e Dembele-s me katalonasit mbaron në fund të këtij muaji, dhe siç raportohet, e ardhmja e francezit do të jetë larg Barcelonës.
Drejtuesit e PSG-së thuhet së sërish janë hedhur në sulm për Dembelen. PSG edhe një herë po e mendojnë t’i bëjnë ofertë reprezentuesit francez.
Gjithashtu Dembele kërkohet edhe nga disa klube tjera përfshirë edhe gjigantin e Premier League-s, Manchester United..