Kur Ajet Shosholli e sulmoi më të gjitha forcat Cërvena Zvezdën e Beogradit! Prishtina vlonte...

Futboll

Kur Ajet Shosholli e sulmoi më të gjitha forcat Cërvena Zvezdën e Beogradit! Prishtina vlonte...

Nga: Kemajl Goca Më: 16 qershor 2022 Në ora: 19:40
Ahet Shosholli

Data 21 nëntor (ditë e mërkurë)  e vitit 1984, për Ajet Shoshollin, ka qenë një ditë e veçantë dhe e paharrueshme në karrierën e tij!

Pas largimit të Vukashin Vishnjevcit, Ajet Shosholli mori timonin e Prishtinës së kapitenit Fadil Vokrri, debutoi me 21 nëntor në pankinë kundër Cërvena Zvezdës së Beogradit, në kuadër të javës së 14-të të Ligës së Parë federative të ish Jugosllavisë!

Një debutim fantastik për Shoshollin, vetëm fati sportiv ia mohoi fitoren ndaj klubit famëkeq!

Image

Në këmbë nga e majta: Fadil Vokrri, Neshet Zhaveli, Rifat Mehinoviqi, Skënder Shengyli, Faton Domi dhe Agim Cana. Ulur në të majtë: Xhevdet Muriqi, Sahit Kelmendi, Rafet Prekazi, Fadil Muriqi dhe Zoran Batroviqi.    

Shosholli aplikoi lojë sulmuese, vetëm në pjesën e parë patën shtatë raste, një herë qëlluan shtyllën pingule.

Në pjesën e dytë, shpërtheu atmosfera si vullkan në stadiumin e Prishtinës, Zoran Batroviqi shënoi për epërsinë e Prishtinës në minutën e 50-të.

Image

Prishtina - Cërvena Zvezda, 21 nëntor 1984

Fati i keq i Prishtinës në minutën e 70-të, Milko Gjurovski shënon nga rreth 17-18 metra në këndin e epërm të majtë të portierit Neshet Zhaveli, së pari topi godet shtyllën dhe pastaj futet në rrjetë. 

Në fund të takimit, Milko Gjurovski u përjashtua me karton të kuq. 

Atmosfera në stadium i ngjante sikur stadiumeve braziliane e argjentinase, mbi 30 mijë shikues, një publikë e mrekullueshme, që nuk e kishte e shoqin dhe e lakmonin edhe klubet e mëdha të asaj kohe. Prishtina vlonte nga shikueshmëria!

Prishtina renditej në vend të 16-të me 11 pikë pas javës së 14-të dhe Cërvena Zvezda e 14-ta me 11, ndërsa Sarajeva kryesonte me 21 pikë, duke lënë pas Hajdukun 19, Partizanin 17, Zhelezniçarin 17 pikë etj.

Në javën e tretë të dhjetorit të vitit 1984, Shosholli zyrtarizohet kryetrajner i ri i Prishtinës.  Shosholli është i vetmi kryetrajner shqiptar që drejtoi Prishtinën në ligën e parë të shtetit që nuk ekziston më.

Prishtina – Cërvena Zvezda 1:1

Stadiumi i Qytetit  (sot "Fadil Vokrri") në Prishtinë.
Shikues: Mbi 30.000.
Gjyqtarë: B. Besjak (Zagrebi), B. Kraviq (Tuzlla) e J. Mickovski (Kavadari).,
Kornerët 7:4 në të mirë të Prishtinës.
Shënues: Batroviqi (50') - M. GJurobvski (70').
Kartona të verdhë: Cana, Shala, Sinani - Miletovqi, M. GJurovski.
Kartoni i kuq: M. Gjurovski (90').  
Prishtina: Neshet Zhaveli 7, Agim Cana 8, Shefqet Sinani 7 (Behajdin Gjinali), Sahit Kelmendi 7, Skënder Shengyli 7, Rifat Mehinoviqi 7, Kujtim Shala 7, Mensur Nexhipi 8, Fadil Vokrri 7 (Faton Domi), Fadil Muriqi 7 dhe Zoran Batroviqi 7.
Cërvena Zvezda: Lukovçan 7, Krivokapiq 6, Jovin 6, Miletoviq 6 (Millovanoviq), Elsner 6, Shugar 6, Shestiq 7, Jankoviq 6, M. Gjurovski 6, B. Gjurovski 6 (Gj. Millovanoviq) dhe Haliloviq.  (formacionet nga sporti i “Rilindjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat