Kruse ka zgjedhur një tjetër formë të argëtimit

Futboll

Kruse ka zgjedhur një tjetër formë të argëtimit

Më: 18 qershor 2022 Në ora: 13:07
Kruse ka zgjedhur një tjetër formë të argëtimit

Mund të ishte duke shijuar pushimet në plazhe ekzotike apo vende luksoze si pjesa më e madhe e kolegëve të tij futbollistë.

Por jo, Max Kruse ka zgjedhur një tjetër formë të argëtimit edhe pse të jesh pjesë e një kampionati të pokerit kërkon impenjim maksimal dhe nerva të forta.

Futbollisti i Wolfsburg në Bundesliga, gjendet në La Vegas aty ku konkurrentë nga e gjithë bota po marrin pjesë në një turne pokeri të quajtur “World Series of Poker”.

Deri më tani, sulmuesi që e mbylli sezonin 15 gola në të gjithë kompeticionet, ka bërë shumë mirë dhe ka arkëtuar deri në 3760 dollarë.

Kjo nuk është hera e parë që 34-vjeçari shkon në një kompeticion të tillë, ndërsa synimi i tij është të dalë fitimtar ndërsa në vitin 2014 regjistroi arritjen më të madhe duke u renditur i treti edhe pse në garë kishte lojtarë profesionistë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat