Largohet pas 35 vitesh, shitet gjiganti i futbollit francez

Futboll

Largohet pas 35 vitesh, shitet gjiganti i futbollit francez

Më: 21 qershor 2022 Në ora: 17:48
Largohet pas 35 vitesh, shitet gjiganti i futbollit francez

Aulas shet shumicën e aksioneve të klubit francez pas 35 vitesh presidencë: sipërmarrësi amerikan John Textor zë vendin e tij. Kthesë historike për të tashmen dhe veçanërisht për të ardhmen e Lyon-it, klubit gjigant të futbollit francez. Presidenti Jean-Michel Aulas në fakt e ka shitur klubin pas 35 vitesh presidencë.

Aulas e kishte marrë detyrën si menaxheri kryesor i Lyon-it nga viti 1987. Nën presidencën e tij, OL përjetoi vitet më të ndritura dhe më të suksesshme në historinë e vet.

7 tituj të Ligue 1, 7 Superkupa, 3 Kupa Kombëtare, një Kupë e Ligës dhe një Kupë Intertoto kanë përfunduar në palmaresin e klubit. Një “plaçkë” totale prej 18 trofesh.

Momente të tjera historike të epokës së Aulas përfshijnë lamtumirën e lavdishme nga “Stade de Gerland”, i zëvendësuar nga stadiumi i ri, i njohur me emrin “Parc Olympique Lyonnais”, një perlë me pothuajse 60.000 vende.

Pronari i ri i klubit transalpin do të jetë John Textor, kreu i “Eagle Football Holdings”, i cili në botën e futbollit tashmë zotëron Botafogo, 40% të Crystal Palace dhe Molenbeek, ekip i divizionit të dytë belg.

Sipërmarrësi amerikan do të marrë fillimisht 66.56% të aksioneve të Lyon-it me mundësinë e shtrirjes së aksioneve të tij ndër vite deri në 88.55%.

“Projekti që zbulova te Lyon me Jean-Michel Aulas dhe të gjithë ekipin e tij do të jetë epiqendra e organizimit tonë të ri dhe investimeve tona në shërbim të futbollit botëror.

Lyon do të jetë guri themeltar i projektit tonë. Me mbështetjen e Jean-Michel dhe grupit të tij, kam ndërmend të nxjerr në pah vlerat e zhvillimit dhe përmirësimit, për të cilat jam angazhuar gjithmonë”, – tha Textor.

I kënaqur është edhe presidenti në largim Aulas, i cili megjithatë do të qëndrojë brenda kuadrove ekzekutivë edhe për tri vite të tjera si CEO:

“Me këtë projekt, Lyon hap një kapitull të ri në historinë e tij të frikshme. Për 35 vite, dëshira ime ka qenë gjithmonë që ta bëj klubin një model unik në futboll.

Ekipet tona profesionale të futbollit dhe basketbollit, akademia jonë, stadiumi dhe ndërtimi i palestrës së re janë tashmë një shenjë e fortë e ambicieve të OL Groupe”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat