Skuadra shqiptare në Mal të Zi, kërkon fitore ndaj bjellorusëve në ndeshjen e kthimit 

Futboll

Skuadra shqiptare në Mal të Zi, kërkon fitore ndaj bjellorusëve në ndeshjen e kthimit 

Nga: Kemajl Goca Më: 8 korrik 2022 Në ora: 15:29
Pal Dreshaj (majtas), president i klubit dhe trajneri Vlladimir Jankoviq (djathtas)

Me barazimin në ndeshjen e parë ndaj Dinamo Minskut nga Bjellorusia, lojtarët e Deçiqit nga Tuzi, krijuan një bazë të mirë për ndeshjen e kthimit të xhiros së parë të kualifikimeve për Conferende League.

Trajneri i skuadrës shqiptare, Vlladimir Jankoviq, beson e shpreson se do të eliminojnë ekipin nga Bjellorusia. 

Deçiqi ka barazuar me rezultat 1:1 dhe e pret me optimizëm takimin e kthimit në Podgoricë pikërisht me 14 korrik. 

 “Dihet se kjo është ndeshja jonë e parë garuese e sezonit, duhet të jem i kënaqur.

Kundërshtari u përpoq të na befasonte me një formacion që nuk e luan zakonisht, por ne u përgjigjëm mirë.

Mendoj se krijuam një numër të mjaftueshëm rastesh, luajtëm hapur dhe kjo është pozitive. Me këtë ndeshje po përmirësojmë formën tonë.

Tani duhet të përgatitemi për ndeshjen e dytë, kemi një rezultat aktiv, por jemi të vetëdijshëm se na duhet një fitore për të kaluar”, tha trajneri i Deçiqit, Jankoviq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat