Bekim Shotani afër që të bëhet trajner i ri i Drenicës

Futboll

Bekim Shotani afër që të bëhet trajner i ri i Drenicës

Më: 9 korrik 2022 Në ora: 07:59
Trajneri Bekim Shotani

Trajneri Bekim Shotani është afër që ta marrë pozitën e udhëheqësit te Drenica.

Kështu ka bërë të ditur gazetari i sportit në Artmotion, Arbon Flugaj.

“Klubi nga Skenderaj që deri më tani ka qenë në heshtje totale, tashmë ka nisur të shfaqë shenja të zgjimit nga gjumi teksa janë në bisedime të avancuara me trajnerin e mirënjohur”, ka shkruar Flugaj.

Tutje, ai bën të ditur se klubi Drenica të hënën do të nis fazën përgatitore në “Bajram Aliu” dhe se tashmë janë dërguar ftesat për lojtarët që planifikohen të jenë pjesë e grupit për sezonin e ri.

Kujtojmë se Drenica ishte njëra nga ekipet që rrezikonte rënien në Ligën e Parë, por arriti që në fund të mbijetojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat