FC Prishtina mban Kuvendin, e emëron një bord teknik

Futboll

FC Prishtina mban Kuvendin, e emëron një bord teknik

Më: 12 korrik 2022 Në ora: 17:49
Prishtina

Klubi futbollistik, FC Prishtina e ka mbajtur një kuvend zgjedhor, por pa dhënë rezultate të mëdha.

Në këtë kuvend është emëruar një bord i ri i përkohshëm, deri në mbajtjen e kuvendit të ri, pas një muaji, shkruan Gazeta Express.

Nga kuvendi i mbajtur sot është zgjedhur një bord i përkohshëm.

Anëtar të bordit janë zgjedhur Remzi Ejupi, Sinan Vllasaliu, Ismet Begolli, Rrahman Haradini dhe Hakif Gashi.

Në këtë kuvend nuk është vendosur për presidentin e ri e as për aksionet e klubit.

Kjo pritet të ndodhë në kuvendin zgjedhor të pas një muaji.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat