Krasniqi nënshkruan kontratë profesionale me Ulpianën

Futboll

Krasniqi nënshkruan kontratë profesionale me Ulpianën

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:58
Krasniqi nënshkruan kontratë profesionale me Ulpianën

Talenti i futbollit, Erjon Krasniqi nga sot do të vazhdojë karrierën e futbollit si profesionist.

Ai ka firmosur kontratë profesionale me klubin nga Lipjani, Ulpiana.

Lipjanasit vazhdojnë të konsolidojnë ekipin për edicionin e ri në Ligën e Parë me objektivat për t’u rikthyer në Superligë.

Duket se me ardhjet e reja do të sillet edhe fryma e re të skuadra, që nuk ia doli të mbijetojë në elitë edicionin e fundit.

Më posht e gjeni njoftimin zyrtar nga klubi i Ulpianës:

“KF ULPIANA ka arritur marrëveshje me talentin Erjon Krasniqi

Në ambientet e klubit Presidenti i KF ULPIANA, Jeton Gashi dhe futbollisti Erjon Krasniqi kanë firmosur kontratë dy vjeçare me mundësi vazhdimi.

Kryetari Gashi i dëshirojë mirëseardhje lojtarit Krasniqi ku njëkohësisht i uroj suksese dhe potencoi se ky lojtar do të jetë ndër futbollistët më cilësor në vend dhe rajon në të ardhmen e afërt, pasi që është lojtarë i shkolluar që nga mosha 5 vjeqare dhe ka teknikë të jashtëzakonshme”, ka shkruar KF Ulpiana.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat