Tallet me Liverpoolin

Futboll

Tallet me Liverpoolin

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 17:36
Tallet me Liverpoolin

Në rrjetet sociale ka nisur të qarkullojë një deklaratë shumë e fortë që duket se është bërë nga ana e presidentit të Benfikës, Manuel Rui Kosta, lidhur me tratativën që dërgoi bomberin e “Shqiponjave” portugeze në radhët e Liverpulit.

Uruguaiani, i cili sezonin e kaluar e mbylli me 34 gola (6 në Champions) në 41 takime ishte një objektiv shumë serioz edhe i Bajernit të Mynihut, i cili i kishte marrë sinjalet e largimit nga robert Levandovski, por pas futjes në mes të Liverpulit që rriti menjëherë kuotat, gjermanët u tërhoqën.

Gjithsesi, nëse ajo konfirmohet të jetë e vërtetë, pa dyshim që është një nga deklaratat më bombastike të bëra nga një president klubi:

“Ne e dinim se Liverpuli kishte nisur që të interesohej për Nunjezin dhe në momentin që po bëheshim gati të kërkonin 40-45 milionë, pas sezonit të parë të mirë të Nunjezit, dy ditë më vonë na vjen oferta e parë zyrtare nga ana e Liverpulit: 80 milionë euro, plus bonuse nga anglezët. Ishim në zyrën time disa persona, por me të parë shifrën e mbërritur me faks, nisëm që të qeshim me të madhe. Gjithsesi, unë i kërkova asistentit tim që t’i kthenin faksin mbrapsht dhe t’i kërkonin 100 milionë, përfshirë disa bonuse.

Mëngjesin tjetër erdhi oferta e re me vlerë 100 milionë euro. Një çmenduri, sepse në skuadrën tonë të të rinjve kishim edhe sulmues më të mirë sesa Nunjez, por pas ofertës së marrë i kërkova asistentit që të hapte shishen e shampanjës për të festuar, pasi kishim bërë bingo”, mbyllej deklarata e mundshme e presidentit Manuel Rui Kosta, i cili nuk është ftuar as që ta konfirmojë dhe as ta refuzojë. Ndoshta, bëhet fjalë për një prapaskenë sesi është pritur tratativa mes Nunjezit dhe Liverpulit në zyrat e klubit te Benfikës, nga një burim i brendshëm te luzitanët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat