Përfaqësuesit e klubeve japin opinionet e tyre pas shortit të Superligës

Futboll

Përfaqësuesit e klubeve japin opinionet e tyre pas shortit të Superligës

Më: 21 korrik 2022 Në ora: 15:52
Përfaqësuesit e klubeve japin opinionet e tyre pas shortit të Superligës

Skuadra e Superligës së Kosovës tashmë kanë mësuar rivalët e tyre për edicionin e ri garue 2022:23 pas hedhjes së shortit në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Kampioni në fuqi, Ballkani, do ta nis sezonin me ndeshjes kunfër Malishvës së misafir, kurse fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi, do të ballafaqohet me Drenicën.

Skuadrat e promovuara në Superligë, Ferizaj dhe Trepça ’89 do të luajnë kundër Gjilanit, përkatësisht Dritës.

Pas shortit, përfaqësuesi i skuadrës së Llapit, Muhamet Rexhepi, tha se kjo skuadër në edicionin e ri synon titullin e kampionit dhe Kupësn e Kosovës.

“Ne do të përballemi me të gjitha skuadrat, nuk është sikur shorti i Kupës por Drenica mendoj që në letër ndoshta me e lehtë, por të shohim si po shkon...Ne padyshim se edhe sivjet do të luftojmë për kupë për një arsye sepse dëshirojmë ta arrijmë tre herë radhazi, synim është titulli kampion. Sepse tashmë jemi në stadiumin “Zahir Pajaziti” e vitin e kaluar kemi pasur mjaft mungesë duke luajtur në Merdarë”, tha Rexhepi.

Kuse Event Zeka, administrator i klubit Trepça ’89, tha se objektivi i kësaj skuadre do të jetë përfundimi në pozita sa më të larta në tabelë.

“Do të luajmë më të gjitha ekipet por është mirë që na ka rënë ndeshja e parë vendas do të luajmë më Dritën. Synimet tona janë përfundimi në tabelë sa më lartë që të mundemi në fund të sezones dhe të shohim se si do të shkoj sezona.”, tha Zeka.

Drtiton Sylejmani, drejtori sportiv i Dritës deklaroi pas shortit se klubi ka për synim daljen në Evropë, por edhe titullin kampion si dhe siguroi se nuk do të ketë largimet të lojtarëve.

“Synimet e Gjilanit nuk kanë ndryshuar, politika dhe objektivat e klubit vazhdojnë si ato të edicionit të kaluar. Dalja në Evropë është një prej synimeve kryesore të klubi dhe nëse na jepet mundësia që ta synojmë edhe titullin kampion. Gjithçka varet nga rezultatet dhe vazhdimësia e kampionatit. Klubi vazhdon me përgatitjet dhe aranzhimet të cilat i ka pasur deri më tani nuk ka ndryshuar asgjë përveç që pritet të ndryshohet menaxhmenti i klubit. Në klub nuk pritet që të ndryshoj asgjë tjetër, do të vazhdojmë me të gjithë futbollistët e njëjtë, pritet që të vijnë disa përforcime dhe edicionin e ri e vazhdojmë me të njëjtat ambicie të cilat i kemi pasur edicionet e kaluara.”, tha Sylejmani.

Edicioni i ri i Superligës së Kosovës fillon me 13 gusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat