Kampioni olimpik në vitin 1984, Shaban Tërstena, i bën thirrje Ferizajt: Ndërtoni stadiumin e ri

Futboll

Kampioni olimpik në vitin 1984, Shaban Tërstena, i bën thirrje Ferizajt: Ndërtoni stadiumin e ri

Nga: K. Goca Më: 22 korrik 2022 Në ora: 18:40
Shaban Tërstena, majtas dhe Lulzim Abazi, djathtas

Kampioni olimpik në vitin 1984 dhe nënkampioni olimpik në vitin 1988, legjenda e mundjes Shaban Tërstena, iu bën thirrje urgjente, që të ndërtohet stadiumi i ri i futbollit në Ferizaj.

Tërstena tha se çdo stadium dhe objekt i ri sportiv që ndërtohet, është vlerë për qytetin dhe është vlerë kombëtare. 
Sportisti i Shekullit, që jeton e vepron në Shkup, ka nënshkruar peticionin për ndërtimin e stadiumit të Ferizajt.

Ai u takua me legjendën e boksit, Zahir Shabani dhe kryetarin e klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, duke biseduar për hallet që po ballafaqohet qyteti i Ferizajt, veçmas që nuk ka stadium të futbollit.

Image

Legjendat e sportit, Shaban Tërstena dhe Zahir Shabani

“Përshëndetje sportive për të gjithë dashamirët e sportist në Ferizaj.

Secili prej nesh ka identitetin e vet kombëtar dhe fetar dhe secili është besnik i vetvetes ndaj atdheut dhe kombit.

Jo rastësisht ne jemi shumë të suksesshëm në jetën tonë, asnjëherë nuk u dorëzuam, nuk u ndalëm, kaluam të gjitha sfidat e jetës për të arritur sa më lart qëllimin tonë të quajtur sukses. Nuk kam çfarë të them tjetër, faleminderit për mikpritjen nga miku im Zahiri, me të cilin për shumë vite kemi stërvitur në Saraj është një kampion në boks. 

Jam krenar që e kam mik, një atdhetar i madh që ka ndihmuar popullin shqiptar në kohën më të vështira.
Gjatë rrugës për në qendër për të ngrënë mëngjes, rastësisht takuam kryetarin e klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi.

Diskutojmë dhe trajtojmë shumë momente emocionale dhe dramatike të së kaluarës sonë të pasur, por edhe për një të ardhme më të mirë duke shpresuar që sporti të jetë i suksesshëm në mbarë Kosovën. “Për fat të keq legjenda jona Sh.T ashtu të gjithë kemi menduar, por nuk ishte ashtu” -  më tha kryetari i klubit të futbollit Ferizaj, Lulzim Abazi, duke shtuar “ne kemi bërë lutje që me vullnetin dhe harxhimet tona duam të ndërtojmë një stadium modern evropian por deri më tash për shumë vite nuk kemi përgjigje, prandaj iu kisha lut që edhe ju si kampion olimpik, si një sportist i kombit shqiptar të na përkrahni dhe të nënshkruani peticionin për ndërtimin e stadiumit të ri të Ferizajt”.

Natyrisht me kënaqësi pranova menjëherë për të nënshkruar me dorën time kur është e mira dhe interesi për të gjithë sportistë.

Shpresojmë që do të realizohet shpejt ëndrra e çdo sportistit që Ferizaj të bëhet me stadium të ri, i cili do të quhet stadiumi me emrin Ismet Shabani. Më shumë respekt nga kampioni olimpik dhe sportisti i Shekullit 20-të", shkruan Tërstena në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat