Verstappen i frikësohet Ferrarit

Futboll

Verstappen i frikësohet Ferrarit

Më: 22 korrik 2022 Në ora: 23:29
Verstappen i frikësohet Ferrarit

38 pikë avantazh ndaj Charles Leclerc nuk e bindin Max Verstappen për të qëndruar i qetë në garën e titullit botëror.

Piloti i Red Bull ka paralajmëruar skuderinë para Çmimit të Madh të Francës, se Ferrari në këtë sezon pavarësisht disa vështirësive, në pistë është treguar më dominues se austriakët.

“Në Red Bull Ring, Ferrari ishte pak më i fortë nga ajo që ne prisnim, por ndikoi edhe fakti që makina jonë nuk ishte në nivelin e duhur dhe nuk u shfaq në lartësinë e standartit tonë.

Është gjithnjë e vështirë të garosh kundër Ferrarit sepse nëse ne nuk jemi në 100%, atëherë nuk arrijmë të jemi konkurrues.

Avantazhi në klasifikim nuk jep asnjë lloj garancie, në këtë formë duhet ende të punojmë për të përmirësuar makinën. Në momentin kur mendon se je i zoti dhe ke bërë maksimumin, atëherë është pikërisht ky momenti kur nis edhe bën hapa prapa.

Nuk dua të dal sikur Ferrari është shumë më e shpejtë në krahasim me Red Bull, por në krahasim me ne ata kanë pasur më shumë fundjava ku kanë qenë dominues”, u shpreh Kampioni i Botës në fuqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat