Vllaznia eliminohet nga garat evropiane 

Futboll

Vllaznia eliminohet nga garat evropiane 

Nga: K. Goca Më: 28 korrik 2022 Në ora: 21:15
Pamje nga ndeshja

Klubi i futbollit Vllaznia e Shkodrës eliminohet nga Conference League. 

Pjesa e dytë ka qenë fatale për ekipin shqiptar, duke pësuar dy gola madje brenda 4 minutave.

Universitatea Craiova ka shënuar me rezultat 3:0 ndaj Vllaznisë, në takimin e kthimit.

Image

Mateu në minutën e 58-të, Silva në atë të 62-tën dhe Gaman (80’), shënuan për fitoren e CS Universitatea Craiova.

Ballafaqimi i parë ka përfunduar me rezultat 1:1, kësisoj skuadra rumune me rezultat të përgjithshëm 4:1 kualifikohet në rrethin e tretë.  

Vllaznia zhgënjeu me lojë dhe po ashtu edhe me rezultat,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat