Bekaj transferohet në Turqi

Futboll

Bekaj transferohet në Turqi

Më: 4 gusht 2022 Në ora: 15:41
Bekaj

Një nga portierët më të mirë viteve të fundit në Superligën e Kosovës dhe Kategorinë Superiore, është Visar Bekaj.

Bekaj i cili nga viti 2014 deri në vitin 2020 ishte pjesë e Prishtinës, u transferua te Tirana ku deri më tani ka arritur të shpallet kampion me kryeqytetasit këtë vit, ndërsa me skuadrën më të trofeshme në elitën e futbollit kosovar, arriti të fitoj dy herë Kupën e Kosovës.

Siç njofton ‘Panorama Sport’, Visar Bekaj do t’i bashkohet skuadrës së Manisa në Ligën e Parë të Turqisë, aty ku do ta gjejë shqiptarin Eros Grezda i cili u transferua te skuadra turke, Tirana pritet të fitoj plotë 180.000 euro.

Një tjetër goditje për Tiranën e cila po humb titullarët, me të cilët u shpall kampion në Kategorinë Superiore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat