Abazi: Jemi gati 

Futboll

Abazi: Jemi gati 

Nga: K.G.. Më: 5 gusht 2022 Në ora: 18:12
Kryesia e Ferizajt

Ferizaj është gati për përballjen e parë në edicionin e ri, të cilët në start do të luajnë në konak të Gjilanit.

Presidenti i klubit të Ferizajt, Lulzim Abazi, tha se rrjedha e përgatitjeve në Mavrovë ka shkuar sipas planit.

Sipas tij, qysh tani janë gati për Superligën e Kosovës.

Ferizajasit pas dy viteve janë rikthyer në shoqërinë e më të mirëve dhe synojnë rezultate sa më të mira.  

“Kryesia e klubit së bashku me shtabin teknik kanë analizuar përgatitjet e klubit tonë të cilat u kryen në Mavrovë, në përfundim të kësaj kanë nxjerrë se kanë qenë shumë profitabile në të gjitha aspektet sportive, ne ato taktike e fizike te lojtareve.

Pas një jave edhe zyrtarisht fillon edicioni i ri në Superligën e Kosovës në futboll”, - ka thënë Abazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat