Lojtari shqiptar lë gjurmë, përfshihet në më të mirët e javës në Turqi

Futboll

Lojtari shqiptar lë gjurmë, përfshihet në më të mirët e javës në Turqi

Më: 23 gusht 2022 Në ora: 11:46
Formacioni më i mirë

Enis Bardhi u largua nga Levante për t’u transferuar në radhët e Trabzonsporit.

Dëshira e lojtarit shqiptar ishte të luante në kompeticionet e Europës dhe klubi turk mund t’ja ofronte një mundësi të tillë.

Mesfushori ka debutuar në fundjavë në kampionatin turk, ku ka luajtur kundër Antaliasporit.

Bardhi ka lënë gjurmë që në ndeshjen e tij të parë me Trabzonsporin në kampionat, duke shënuar dy golat për ekipin e tij.

Futbollisti shqiptar është përfshirë në formacionin e javës nga “Sofascore”, ku është vlerësuar me notën 8.1.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat