Futbollistët e Ferizajt në Jezerc, kjo është arsyeja

Futboll

Futbollistët e Ferizajt në Jezerc, kjo është arsyeja

Nga: K. Goca Më: 27 gusht 2022 Në ora: 13:47
Lulzim Abazi dhe Arbnor Morina

Ferizaj është para sfidës së madhe, kundër Dritës së Gjilanit, e cila do të zhvillohet nesër (17.00) prapa palestrës së sporteve “Bill Clinton” në Ferizaj.

Një ditë para ndeshjes, futbollistët e Ferizajt janë vendosur në vendin malor në Jezerc, që gjendet disa kilometra larg qytetit.

Qëllimi i zhvendosjes në Jezerc është që të janë sa më të freskët para ndeshjes së nesërme.

Kryetrajneri Arbnor Morina po e përgatitë strategjinë e lojës ndaj Dritës dhe me synim fitoren e parë në edicionin e ri.

Image

Jezerc

Ferizajt nga tre ndeshjet e para, ka një barazim dhe dy humbje në elitën e futbollit të Kosovës.

Kryetari i klubit, Lulzim Abazi, është i kënaqur me atmosferën dhe me padurim e pret sfidën me Dritën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat