Muharremi me Struga Trim Lum kërkojnë pikë në Strumicë

Futboll

Muharremi me Struga Trim Lum kërkojnë pikë në Strumicë

Nga: K. G. Më: 4 shtator 2022 Në ora: 12:40
Muharremi

Futbollisti Suhel Muharemi me ekipin e Struga Trim Lum synojnë pikë edhe në Strumicë kundër Akademia Pandev, në ndeshjen e javës së 6-të të Kampionatit të Maqedonisë së Veriut.

Struganët kryesojnë renditjen me 15 pikë apo nga pesë ndeshje kanë po aq fitore.

Ata sot në orën 16.00 janë par sprovës së radhës, por besojnë e shpresojnë se do të dalin ballëlart.

Futbollisti Suhel Muharremi shprehet optimist.

“Jemi në një situatë në të cilën secili ekip do të dëshironte të ishte, pa asnjë gabim deri tani dhe pse jo ta vazhdojmë këtë ecuri edhe në ndeshjet e radhës.

Normalisht që Akademia Pandev është një ndalesë e vështirë për ne si skuadër, megjithatë kemi dëshmuar deri më tash se mund të përballemi me të gjitha ekipet dhe besoj se do e dëshmojmë të njëjtën edhe këtë fundjavë në transfertën në Strumicë”, tha Muharremi për faqen e klubit strugan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat