Renditja e favoritëve për të fituar këtë sezon Champions League

Futboll

Renditja e favoritëve për të fituar këtë sezon Champions League

Më: 6 shtator 2022 Në ora: 15:47
Ilustrim

Sonte në mbrëmje do të startojë faza e grupeve të Champions League. Disa prej ekipeve të mëdha janë gjithmonë favorite për triumfin final, që këtë sezon do të luhet në “Ataturk Olympic Stadium”.

Faqja “FiveThirtyEight” ka stiluar një renditje të ekipeve që kanë më shumë probabilitet për fitoren e këtij edicioni. Në vendin e parë qëndron Bayerni me 20% shanse fitimi, teksa ka 90% që do shkojë në çerekfinale.

Menjëherë pas tyre vjen Manchester City me 18% shanse për fitoren, ndërkohë që ka 95% se do të shkojë në çerekfinale, e 49% se do të shkojë në gjysmëfinale.

Në vendin e tretë qëndron PSG me 16% shanse për triumfin finale, duke lënë pas Liverpoolin me 10%. Më pas vijnë Reali dhe Barcelona me 6 dhe 5% shanse për fitimin.

Nga ekipet italiane më shumë shanse kanë Milani dhe Interi me nga 1%.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat