Sarajevën e ka kapluar turpi! Benjamina nuk duron, kërcënon me sanksione federatën!

Futboll

Sarajevën e ka kapluar turpi! Benjamina nuk duron, kërcënon me sanksione federatën!

Më: 9 shtator 2022 Në ora: 20:41
Benjamina Kariç

Kryetarja e Sarajevës, Benjamina Kariç, ka dënuar vendimin e Federatës së Futbollit të Bosnjë dhe Hercegovinës për të pranuar ofertën e Rusisë për të luajtur një ndeshje miqësore.

Edhe pse federata tashmë ka vendosur të udhëtojë në Rusi dhe të luajë dy ndeshje me kombëtaren e atij vendi.

Megjithatë, kryetarja e bashkisë së Sarajevës nuk i pëlqeu kjo dhe kërcënoi me sanksione.

Benjamina Kariç nuk duron ata që sot vendosën të puthen me agresorin rus, që po bëjnë krime në shtetin e Ukrainës.

“Sarajeva si qyteti që ishte nën rrethimin më të gjatë të agresorëve dhe unë si kryetar bashkie, dënojmë ashpër vendimin e Federatës së Futbollit për të luajtur një ndeshje miqësore me Rusinë.

Unë e konsideroj detyrim moral që Federata e Futbollit të Bosnjë-Hercegovinës, stafi stërvitor dhe lojtarët të refuzojnë këtë ndeshje.

Pranimi është diskreditues për vendin tonë sepse do të ishte të luante me një ekip futbolli që është nën sanksionet e UEFA-s dhe FIFA-s dhe i ndalohet të marrë pjesë në të gjitha garat nën autoritetin e tyre.

Nëse vendimi nuk ndryshohet, qyteti do të ndërpresë bashkëpunimin me federatën, e cila deri më tani ishte e cilësisë së lartë”, ka shkruar Benjamina Kariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat