Afrim Tovërlani prezantohet si përzgjedhës i Kombëtares U21 

Futboll

Afrim Tovërlani prezantohet si përzgjedhës i Kombëtares U21 

Më: 15 shtator 2022 Në ora: 15:59
Afrim Tovërlani

15 shtator, 2022 – Afrim Tovërlani është prezantuar në pozitën e përzgjedhësit të Kombëtares U21. Ai ka mbajtur konferencë për media, ku ka zbardhur listën e futbollistëve për kampin dhjetë ditor në Antalia, ku do të zhvillohen edhe dy ndeshje miqësore. “Janë bërë një muaj e gjysmë që kur jam emëruar përzgjedhës i Kosovës U21.

Kuptohet ndeshjet e para do të jenë më të vështira pasi ka disa prej futbollistëve që nuk i kam parë dhe nuk kam pasur bashkëpunim. Ky është grumbullimi i parë për mua. Të hënën udhëtojmë në Antalia dhe do të qëndrojmë dhjetë ditë ku do t’i shoh për së afërmi shumicën e futbollistëve”, theksoi Tovërlani.

Ai ka theksuar se lista aktuale nuk do të thotë se do të jetë e njëjtë për grumbullimin e radhës në nëntor.

Sa i përket synimeve për kualifikimet e ardhshme, ai, ka thënë se më shumë do të mund të flasë pas grumbullimit të nëntorit, por që çdo gjë do të varet nga shorti që do të tërhiqet në muajin dhjetor, por edhe nga gjenerata e futbollistëve.

Tovërlani ka thënë se pjesë e Kombëtares U21 do të jenë të gjithë ata futbollistë që e meritojnë, pavarësisht nëse luajnë jashtë apo brenda Kosovës, derisa ka premtuar se do ta japë më të mirën e tij në drejtim të Kombëtares U21.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat