Skuadra shqiptare synon fitoren e radhës, të ruajë kreun në Mal të Zi

Futboll

Skuadra shqiptare synon fitoren e radhës, të ruajë kreun në Mal të Zi

Nga: K.G.. Më: 16 shtator 2022 Në ora: 18:49
Pamje nga një ndeshje

Derbi do të zhvillohet në Tuz, mes skuadrës shqiptare Deçiqit dhe asaj malazeze, Jezero. 

Deçiqi, lider dhe Jezero që renditet në vend të dytë, do të luajnë mes vete në ndeshjen e javës së 9-të të Meridanbet 1 të Kampionatit të Malit të Zi në futboll.

Tuzjanët ndërruan trajnerin gjatë javës, duke angazhuar Nebojsha Jandriqin në vend të Vladimir Jankoviqit, do të përpiqet të mbajë vendin e parë në tabelë dhe Jezero ta marrë sërish kreun.

Deçiqi kryeson me 16, pikë, pasojnë Jezero 14, Buduçnosti dhe Sutjeska secila ka nga 14 pikë.

Ndeshja luhet nesër në stadiumin e Deçiqit, duke filluar në orën 19:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat