Juventus po më befason

Futboll

Juventus po më befason

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 16:39
Juventus po më befason

Gianfranco Zola, ish-sulmues historik i futbollit italian, ka dhënë një intervistë interesante për të përditshmen italiane Il Messaggero.

Kryesisht ish-sulmuesi ka folur për problemet që po kalojnë në këtë fillim të sezonit skuadrat e Juventus-it dhe Inter-it.

“Në rastin e bardhezinjve më befasojnë humbjet dhe problemet e lojës. Më befasojnë akoma më shumë sepse kam një vlerësim të madh për Allegri-n.

“Është e vërtetë se mungon Chiesa, por ky nuk mund të jetë një justifikim. Një skuadër me burimet financiare të Juventus-it nuk mund të ketë një ecuri kaq të keqe”.

Për zikaltrit: “Inter është një mister tjetër. Ishte skuadra favorite për mua, por nuk mund t’i justifikojë problemet me mungesën e Lukaku-t sepse në vendin e tij është Dzeko. Diçka nuk ka kuptim në sistemin e lojës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat