Konfirmohet rekordi i zi i Juventusit

Futboll

Konfirmohet rekordi i zi i Juventusit

Më: 23 shtator 2022 Në ora: 23:11
Ilustrim

Konfirmohet rekordi i zi i Juventusit!

Juventusi nuk arrin të dalë nga kriza sportive, por edhe nga ajo financiare, duke regjistruar humbje të njëpasnjëshme çdo vit me shifra të cilat bëjnë të lindin dyshime mbi qëndrueshmërinë financiare të projektit të klubit.

Këshilli i Administrimit i klubit i mbledhur sot nën drejtimin e presidentit Andrea Anjeli, ka aprovuar bilancin financiar 2021-2022, që është mbyllur me shifrën rekord të humbjeve financiare për klubin bardhezi, plot 254,3 milionë euro.

Kështu, bëhet fjalë për vitin e pesë financiar radhazi që bardhezinjtë e mbyllin me humbje: -19 mln euro në 2017-18, -40 mln euro në 2018-19, -90 mln euro në 2019-20, -210 mln euro në 2020-21 dhe tashmë një shifër rekord prej -254,3 mln eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat